Prapakthehu, Korabi- Burreli në Peshkopi

Lajmi i lëvizjes së fundit, konfirmohet edhe nga FSHF

Histori shqiptare. Edhe pse u komunikua se Korabi do të presë Burrelin në ‘Internacional’ të Pezës për javën e 32-të të Kategorisë së Parë, e gjitha vjen e rrëzohet paraditen e sotme.

‘Sportiim.al’ mëson se ky takim do të luhet në stadiumin e Peshkopisë duke bërë që ndoshta sfida më e luftuar e kësaj jave të marrë përmasat e një derbi të ‘gjallë’ rajonal.

‘Burreli luan në Peshkopi këtë pasdite në orën 16:00. Kjo është definitive”, tha trajneri i matjanëve Klevis Hima teksa shtoi: “Nuk ndryshon asgjë. Ne duam të sigurojmë qëndrimin absolut në dy ndeshjet e fundit dhe skuadra është e përgatitur për këtë”, preu shkurt kurbinasi i stolit të Burrelit. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!