Katër javë nga fundi, ‘Real Madrid 36’

Me fitoren ndaj Kadiz 3-0 Real Madrid ka fituar titullin kampion në Spanjë për herë të 36-të. ‘Galaktikët’ kanë grumbulluar deri tani 87 pikë me 27 fitore, 6 barazime dhe vetëm 1 humbje në La Liga. Tani vëmendja mbetet gjysmëfinalja e kthimit me Bajernin në Champions…

Ndërkohë, Marca ka raportuar se Los Blancos do të zhvillojnë festën zyrtare të titullit të dielën që vjen, një ditë pas ndeshjes Granada – Real Madrid.

Edhe pse ende nuk është konfirmuar një gjë e tillë, sipas Marca-s ky është plani i drejtuesve të Realit që festa të zhvillohet ditën e diel të 12 majit në Cibeles.

Ançeloti si trajner, kthehet në legjendë:

Ka fituar titullin në pesë kampionatet kryesore me 6 tituj në total. Nga një në Serie A, Premier League, Ligue 1, Bundesligë dhe 2 La Liga.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!