E parafundit, e Para ka garë në disa fusha, Elbasani në festë…

Sot zhvillohet java e 32-të e Kategorisë së Parë. Përjashto duelin në ‘Elbasan Arena’ (19:00) të tjerat në 16:00

Me dy javë për të ulur ‘Qepenët’ në inferiore ka ende garë. Me rivalitet janë disa takime mes të cilave ajo që do të zhvillohet në “Roza Haxhiu” të Lushnjës ndërmjet Lushnjes dhe Kastriotit. Dy skuadrat e njohura kërkojnë të largohen njëherë e mirë nga zona play out.

Interesant edhe takimi i Pezës aty ku Korabi do të presë Burrelin. Matjanët në kërikim të pikëve të qetësisë.

Ndërkohë në ‘Loni Papuçiu’ sfida Apolonia- Besa aty ku kavajasit janë nën presionin absolut të pikëve të shpëtimit të kategorisë. Nga ana tjetër dueli Vora- Bylis duket takimi i ‘cilësisë’ sportive por me obejktivë të realizuar duket se miqtë janë më të interesuar për tri pikë.

Në Vlorë skuadra e Memushit pasi ka blinduar vendin e tretë, do të takohet me Luzin 2008. Miqtë vijojnë të luftojnë për t’i ikur vendit që të rrëzon menjëherë nga ky nivel i futbollit shqiptar.

Nën atmosferën e festës së ngjitjes në Superiore, rikthimit të tifozerisë (shleu dënimin e Disiplinës) AF Elbasani takohet me Tomorin e larguar nga Kategoria e Parë. Ky takim nis në 19:00.

Kategoria e Parë, java e 32-të

Sot, ora 16:00                  

Vora – Bylis                                         

Flamurtari – Luzi 2008                      

Apolonia – Besa                                   

Lushnja – Kastrioti                              

Korabi – Burreli  (në Pezë-Helmes) 

AF Elbasani – Tomori (19:00) /Sportiim.al/                                 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!