Pole për Verstapen ‘Çmimi i Majemit’ vlen dhe për…Ferrarin
Gara zyrtare të dielën në orën 22:00, Red Bull ‘përndiqet’ nga Ferrari me dy pilotët e tij.
Maks Verstapen me Red Bull siguron pole position për Çmimin e Madh të Majemit. Një minutë, 27 sekonda dhe 241 të qintat koha për holandezin, i cili – si në Sprint – do të ketë pas vetes në start Sharles Leklerk dhe Karlos Sainz.
Rreshti i tretë për dy McLaren-ët e Lando Norris (+0,353) dhe Oskar Piastri (+0,434) dhe rreshti i katërt gjithashtu i thjeshtë, në këtë rast Mercedesi i argjendtë: Xhorxh Rasëll (+0,826) , dhe Luis Hamilton, të ndarë nga njëri-tjetri me dyzet e mijta të sekondës.
Një mundësi për të kërkuar pikë shumë të rëndësishme për Haas dhe VISA Cash App RB është ajo e merituar nga Niko Hulkenberg (+0,905) dhe Juki Tsunoda (+0,951) të cilët formojnë një rresht të pestë.
Nisja: