Superiore/ Elita ‘zjen’, 5 duele mes dilemave të shumëta

Java e 34-ët Abissnet Superiore do të vijë sot me 5 duelet e parashikuara nga kalendari. Ato do të zhvillohen të gjitha në orën 16:00 me dy sfida kryesore dhe dy të tjera që mbartin paraprakisht dilemat e rezultatit përfundimtar.

E fundit, ajo Erezni- Kukësi teksa zhvillohet në Ballsh,thjesht për të mbajtur në ‘lojë’ apo jo shijakasit e Deliallisit.

Kështu Shkodra me duelin Vllaznia- Dinamo dhe Laçi me takimin Laçi- Tirana, konsiderohen si vatrat kryesore të kësaj jave. Kuqeblutë janë në kërkim të konsolidimit të vendit të dytë teksa përballë do të ketë Dinamon e cila lufton fort këto javë për të mbajtur zonën ‘Final 4’.

Në Laç, dueli duket dhe më i luftuar. Bardhezinjtë për të shpresuar se në javët e mbetura mund të rimarrin vendin e shtatë ndërsa Tirana e gjitha për të synuar kapercimin e Dinamos dhe Skënderbeut te zona europiane.

Ndonëse Partizani niset si favorit ndaj Skënderbeut, dueli në ‘Kompleksin Partizani’ në thelb, përball dy skuadra të zonës lart. Të kuqtë duan së paku vendin e dytë për avantazhin që të ofron ‘Final Four’. Korçarët ende në lojë për një vend në zonën 4.

Interesant pritet të figurojë dhe takimi Teuta- Egnatia. Durrsakët pas fitores me Kukësin për të ruajtur pozitën aktuale e evituar play out-in, rrogozhinasit për të blinduar vendin e parë.

Në të gjitha ‘rozat’ flitet për mungesa të shumëta çka përbën dhe probleme të cilësisë së skuadrave të impenjuara në këtë javë.

Abissnet Superiore, java e 34:

Sot ora 16:00

Vllaznia- Dinamo Siti

Laçi-Tirana

Partizani- Skënderbeu

Teuta- Egnatia

Erzeni- Kukësi (në Ballsh)/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!