Juve liston Luis Hasën për Kupë

Fitoi Europianin vitin e kaluar me Italinë U19 teksa shënoi dy gola në fazën e grupeve (ndaj Polonisë dhe Maltës)

Një lajm i mirë vjen nga kampi i Juves për ndeshjën e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Italisë mes Juventusit dhe Frozinones (21:00 në Allianz Stadium).

Masimiliano Alegri ka publikuar listën e lojtarëve të thirrur për ndeshjen kundër Frozinones: 21 lojtarë janë zgjedhur nga trajneri toskan.

Ajo që bie në sy lidhet me futbollistin shqiptar Luis Hasa të përfshirë në grupin bardhezi i cili nëse do të hidhet në fushë do të përkojë me debutimin e tij në Serie A.

Ndërkohë në kampin tjetër Marvin Çuni dhe Serxhio Kalaj, me sulmuesin e kuqezinjëve (Çuni), realisht me mundësi aktivizimi./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!