Murinjo shkarkohet nga Roma, Friedkin kontakon Konten

Pas rezultateve të fundit zhgënjyese, pronarët e Romës shkarkuan trajnerin Murinjo duke e zëvendësuar provizorisht me Daniele De Rosin. Megjithatë pronari Friedkin është kthyer drejt pistës Antonio Konte.

Ka pasur kontakte të drejtpërdrejta, ish-trajneri i Kombëtares është në planet e disa klubeve të nivelit të lartë dhe për këtë arsye pritet të operohet me shpejtësi.

Mësohet se Konte, nuk e ka pranuar për momentin ofertën e Romës për të marrë kohën e duhur. Merkato e fundit e transferimeve për verdhekuqtë kërkon reflektim, thekson La Repubblica.

Ndërkaq portugezi largohet nga klubi pas 138 ndeshjesh, me bilancin 68 fitore, 30 barazime dhe 40 humbje.

Murinjo qëndroi dy sezone e gjysmë te Roma,teksa fitoi një Ligë Konferencë (luajtur në Tiranë, 25 maj 2022) dhe humbi një finale Lige Europe./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!