Ndrron jetë Bekenbauer

Lajm e trishtueshëm për futbollin gjerman dhe atë botëror: Legjenda e futbollit, Franc Bekenbauer, është ndarë nga jeta në moshën 78 vjeçare.

“Kaizeri”, ndërsa ishte duke qëndruar në Austri është ndarë nga jeta të dielën, por lajmi u bë zyrtar vetëm sot nga familja e tij me një njoftim që iu shpërnda mediave.

“Është me trishtim të madh që lajmërojmë se burri dhe babai, Franc Bekenbauer, u nda nga jeta paqësisht në gjumë gjatë ditës së djeshme, të dielën, i rrethuar nga familja e tij.

Ne ju kërkojmë që të na lejoni ta vajtojmë në qetësi dhe të përmbaheni nga drejtimi i pyetjeve”, shkruhej në njoftimin nga familja e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!