Radhë të mbledhura sportive

Beshiktash i beson stolin Fernando Santos ish trajnerit të Polonisë dhe Portugalisë.

Fenerbahçe kërkon të sjellë në Stamboll kampionin e botës Leonardo Bonuçi i cili së fundi ishte te Union Berlin.

Cikalleshi ankohet te drejtuesit e Koniaspor për pagat e prapambetura, nuk grumbullohet ndaj Gallatasarajit (humbur 3-0).

Episod dhunë në Itali me protagonistë babain e futbollistit Kristian Shpendi. Sulmuesi i Çezenës pati një atakim me portierin sard të Olbia-s Filipo Rinaldi ndërsa në fund prindi vajti për ta goditur.

FA Cup në fazën e 1/32-ve, ofroi në mbrëmje duelin Arsenal- Liverpul. Ndeshja e luajtur në “Emirates Stadium” solli fitoren e The Reds 0-2 të cilët festuan kalimin e këtij turi.

Sevilja mposhti Ferrolin 2-1 jashtë fushe dhe u kualifikua për në fazën e 16-të të Kupës së Mbretit. Përpara bën edhe Selta Vigo, e cila arriti fitoren në Amorebieta (4-2). Përparoi edhe Majorka, 3-0 ndaj Burgos CF dhe Osasuna, që fitoi në kohën shtesë ndaj Kastelon. Barça kaloi 2-3 Barbastron, ecën dhe Sociedad me fitoren 0-1 ndaj Malagës. Gjithashtu Valencia e Bilbao. Salamanka- Vijareal u ndal në shtesë për shkak të mungesës së energjisë.

Roma- Atalanta (1-1). Kartoni i kuq i dhënë nga Aureliano do të bëjë që Hoze Murinjo të humbasë ndeshjen e radhës ndaj Milanit për shkak të skualifikimit, por do të kthehet në Kupën e Italisë ndaj Lacios./Klevis Bejkolli/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!