‘Kaizeri’, gjeniu i madh botëror në lamtumirë

Futbolli gjerman dhe ai botëror janë në zi për ndarjen nga jeta të një prej legjendave më të mëdha të sportit: Franc Bekenbauer ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare.

Një mbrojtës brilant apo libero, Kaiser, apo Perandori, shkroi historinë e futbollit me Bajern Mynih dhe Gjermaninë, si në fushë ashtu edhe si trajner. Ai e fitoi Topin e Artë dy herë. Prej disa vitesh ‘Beke’ vuante nga probleme shëndetësore.

I lindur në Giesing më 11 shtator 1945, Bekenbauer konsiderohet futbollisti më i mirë gjerman i të gjitha kohërave dhe ishte i pari në historinë e futbollit që fitoi Kupën e Botës fillimisht si futbollist dhe më pas si trajner (Itali 1990).

Në 12 vite me Gjermaninë Perëndimore, Bekenbauer ishte kampion bote në 1974, nënkampion në 1966, kampion Europe në 1972 dhe nënkampion në 1976. Me Bayern Munichun, ai fitoi tre Kupa Europiane radhazi, një Kupë Ndërkontinentale, një Kupë të Kupave, pesë tituj lige dhe katër Kupa të Gjermanisë.

Bekenbauer ishte një nga lojtarët e rrallë të aftë për të shënuar një epokë dhe u bë pikë referimi për shumë prej kolegëve të tij. Loja e tij elegante dhe konkrete, e studiuar dhe efikase, mbetet një model i edhe sot e kësaj dite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!