Berisha firmos për LASK

Valon Berisha është zyrtarisht një lojtar i LASK Linz. 30-vjeçari ka firmosur një kontratë deri në 30 qershor të vitit 2026 me klubin austriak.

Kosovari e njeh mirë kampionatin austriak pasi më herët ka frekuentuar skuadrën e famshme të atij vendi Salzburg duke qëndruar për 6 sezone.

Ai veshi më pas fanellën e Lacios në Serie A e më vonë te Reims në Francë për të shkuar larg në Australi te Melbourne Siti, ku ishte huazuar nga klubi francez.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!