Dinamo vijon përforcimet, vjen Janku

Dinamo pasi zyrtarizoi tre largimet e fundit dje doli me dy njoftime lidhur me afrimet e sulmuesit Mori Bamba dhe mbrojtësit Jorgo Meksi.

Ndërkohë sot sërish ka një afrim zyrtar. Ai i takon mbrojtësit Stven Janku.
Ish mbrojtësi i Bylis sikurse dhe dje, u prezantua nga drejtori Haris Fakiç.

Njoftimi i Dinamo Siti:

Stivian Janku është zyrtarisht pjesë e Fc Dinamo City.26 vjeçari i cili pjesën e parë të sezonit ishte lojtar i skuadrës së Egnatias, ka firmosur në praninë e drejtorit Haris Fakiç, kontratën që e bën pjesë të familjes dinamovite në vazhdimësi. Janku i cili më herët ka luajtur edhe për skuadrat e Partizanit, Luftëtarit dhe Bylis, luan në qendër të mbrojtjes dhe është një vlerë e shtuar për ekipin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!