Lëviz Dinamo, vjen Bamba nga Bregu…

Dinamo pasi zyrtarizoi tre largimet e fundit sot ka dalë me dy njoftime lidhur me afrimet e sulmuesit Mori Bamba dhe mbrojtësit Jorgo Meksi.

Njoftimi i klubit:

FC Dinamo City njofton se sulmuesi Mory Bamba është zyrtarisht pjesë e skuadrës tonë. Lojtari 21-vjeçar me origjinë nga Bregu i Fildishtë e ka zhvilluar karrierën e tij në Itali, ku fillimisht ka qenë pjesë e akademisë së Romës e më pas pjesë e skuadrës së Livornos.
Bamba luan si sulmues i djathtë dhe do të jetë një përforcim me vlera për ekipin tonë.

Njoftimi i dytë i bluve është Jorgo Meksi.

FC Dinamo City njofton se Jorgo Meksi është zyrtarisht lojtar i 18 herë kampionëve!Meksi, i cili luan në pozicionin e mbrojtësit të djathtë, e ka zhvilluar karrierën e tij mes kampionatit grek e atij shqiptar, ku më herët ka qenë edhe pjesë e skuadrave të Skënderbeut dhe Kukësit në superiore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!