Reali në alarm total, dëmtohet edhe Vaskez

Nesër madrilenët në ‘Copa del Rey’ me Arandia ndërsa me 10 janar në finalen e Superkupës me Atletiko Madrid. Situata me kontigjentin, emergjente

Real Madrid mori një fitore minimale këtë javë ndaj Majorkës (1-0) por grupi i Ançelotit vijon të vuajë si kurrë më parë dëmtime të shumëta. Listës së fundi i është bashkuar dhe anësori Lukas Vaskez për shkak të një dëmtimi muskulor në kofshën e djathtë.

Mungesë e rëndësishme për Realin (Vaskez do të humbasë Superkupën e Spanjës), në një moment të madh emergjence, edhe nëse për ndeshjen e Kupës së Mbretit kundër Arandinas, trajneri italian rikuperon Eduardo Kamavinga dhe mund të bëjë debutimin Arda Gyler (u grumbullua ndaj Majorkës por nuk arriti të debutojë).

Kësisoji, Vaskez do të qëndrojë në Madrid së bashku me Kurtua, Militao dhe Alaba (të gjithë duke luftuar me dëmtime të rënda), si dhe Mendi (i cili po rikuperohet), Kros (problem i vogël me kyçin e këmbës, por do të kthehet në Superkupë), Tçouameni dhe Vinicius, i pret një pushim paraprak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!