Debuton Gyler, Real kualifikohet në Kupë

Pritja mori fund dhe Arda Gyler pak ditë para se të mbushë 19 vjeç (25 shkurt) debuton me Los Blancos të Karlo Ançelotit.

Talenti turk ardhur gjatë verës nga Fenerbahçe mori me vete edhe nofkën “Mesi i Anadollit” por për shkak të një dëmtimi para startit qëndroi jashtë grupit të Realit.

Sot tekniku italian i të bardhëve e hodhi në fushë ndaj Arandina-s për Kupën e Mbretit. Paraqitja e tij për minutat e luajtura (59′) vlerësuar nga Sofascore ishte 7.4. Reali fitoi 1-3./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!