Sevilja në zgjedhje, Karrasko presidenti i ri i klubit

Bordi i Drejtues i kompanisë andaluziane emëroi sot Hoze Maria del Nido Karrasko si president të ri të Seviljes. Ai zuri vendin e Hoze Kastro Karmonës i cili në 10 vite arriti rekorde sportive europiane.

Kjo është deklarata e kompanisë: “Bordi drejtues i Sevilla FC, në mbledhjen e mëngjesit të kësaj të diele, më 31 dhjetor, miratoi emërimin e José María del Nido Carrasco si presidentin e ri të entitetit, i cili mori detyrën nga sot.

Klubi dëshiron të falënderojë José Castro Carmona, president deri më sot, për punën e tij drejtuese gjatë dhjetë viteve të fundit, një nga periudhat më të suksesshme të klubit, me një rekord sportiv prej pesë kupave të UEFA Europa League’, thotë komunikata ndër të tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!