U kërkua në Brazil, Ançeloti pranë rivovimit me Realin

Karlo Ançeloti shumë pranë zgjatjes së kotratës me Real Madridin. Trajneri italian kishte kohë që ishte në fokusin e Federatës Braziliane të Futbollit për të drejtuar Seleçaon.

Organi më i lartë i futbollit të Carioca-s e kishte pikasur trajnerin e njohur si personin e duhur për të qenë në krye të Brazilit. Për momentin, gjithçka duket se është e orientuar drejt përgjigjes negative, me ‘Merengues’ që duket se e kanë fituar duelin në distancë.

Me shumë mundësi Ançeloti do të mbetet në kryeqytetin spanjoll, ku fitoi shumë në pesë vitet në krye të Realit. Një kampionat spanjoll, dy Cope del Rey, një Superkupë spanjolle, dy Liga Kampionësh, dy Superkupa Evropiane dhe dy Tituj kampion bote për Klube.

Sipas asaj që raporton Relevo, marrëveshja për vazhdimin e kontratës edhe njëvjeçare do të ishte arritur para festave të Krishtlindjeve. Tani ajo që mungon është njoftimi zyrtar nga klubi madrilen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!