Modriç kërkon rekordin e Pushkash

38 vjeçari kroat me zgjatjen e kontratës së Ançelotit dëshiron edhe një sezon tjetër në Madrid. Aktualja i skadon në verë.

E madhja spanjolle Marca, (media afër Real Madrid), thotët se ka disa arsye që Luka Modriç të qëndrojë në Klubin Mbretëror. Si arsyet kryesore përmenden zgjatja e kontratës së Karlo Ançelotit me Los Blancos si dhe dëshirën e Modriç për të thyer rekordin e Ferenc Puskash.

Gazetari i Marca-s, Hoze Feliks Diaz ka shkruar se nuk ka asnjë afat për lamtumirën e Modriç nga Reali.

– Nuk dihet se çfarë do të vendosë, por dihet që e adhuron Realin dhe se nuk dorëzohet. Martesa mes lojtarit dhe klubit vazhdon që nga viti 2012 dhe kohët e fundit po shtohen arsyet dhe dëshirat e ndërsjella për të vazhduar edhe për disa vite. Një përfundim të tillë i ndihmon shumë fakti që Karlo Ançeloti e zgjati kontratën me Realin sepse dihet se ai dhe Modriç shkojnë shumë mirë mes tyre”, ka shkruar ai.

“Është i uritur për trofe të rinj dhe për të thyer rekordin e Pushkash. Modriç dëshiron të bëhet futbollisti më i vjetër që luan për Realin dhe atij i duhen nëntë muaj për ta bërë këtë. Ndaj i duhet edhe një sezon te Reali”, shton gazetari Marca-s./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!