Ançeloti: Askush si Florentino Perez

Klubi më i madh në glob Real Madrid, vjen në këtë fundvit me një deklaratë të trajnerit Karlo Ançeloti. Ai ka zgjedhur mes të tjerave të flasë për largpamësinë e presidentit të ‘Los Blancos’ Florentino Perez.

Për kanalet zyrtare të klubit, trajneri i Real Madridit, duke folur për Perez tha:

“Unë e konsideroj atë një familjar dhe një njeri që ka arritur në futboll atë që askush nuk ka arritur të arrijë. Ai vazhdon të ruajë një motivim shumë të fortë sepse ai është tifozi i parë i këtij klubi.

Ai ka qenë i tillë që i vogël dhe kjo i lejon të ketë një dashuri të veçantë për këtë fanellë.Ai e mban klubin në krye.Ajo që ka bërë në 20 vitet e fundit është shumë i rëndësishëm për Real Madridin, ashtu siç ishte Santiago Bernabeu në vitet 1950”./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!