Lirohet nga burgu presidenti dhunues…

Ish presidenti i Ankaraguçu, Faruk Koca është liruar nga burgu dhe është në pritje të gjykimit. Mori vëmendjen ndërkombëtare me gjestin e dhunshëm ndaj një arbitri gjatë ndeshjes kundër Rizespor më 11 dhjetor të kaluar dhe më pas u ndalua nga forcat e policisë.

Ai u arrestua të nesërmen, si dhe u ndalua përgjithmonë nga çdo pozicion që lidhet me futbollin. Ndërkohë, Koca kishte dhënë dorëheqjen si president i Ankaraguçu. Sipas Fanatik, dy sulmuesit e tjerë, Yunus Şahin dhe Kenan Çetinkaya, janë ende të ndaluar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!