Dinamo Zagreb liston Arber Hoxhën nga Slaven…

Nga Slaven Belupo aty ku aktivizohen tre futbollistë shqiptarë, Dinamo Zagreb liston si dëshirë të kësaj merkatoje dimri sulmuesin Arbër Hoxha.

Futbollisti nga Peja ka veshur më herët fanellën e Lokomotiva Zagreb por pas dy sezonëve te Belupo (5 gola këtë sezon), pritet të kthehet sërish në kryeqytetin e Kroacisë.

Ishte vetë tekniku i Dinamos Sergei Jakiroviç ai që përmendi dy emrat që do ti donte në skuadër. Ata janë Josip Brekalo (Fiorentina) dhe Arbër Hoxha (Slaven Belupo). Te Dinamo Zagreb Hoxha do të gjente dhe shqiptarin nga Maqedonia e Veriut Arijan Ademi.

Ndërkaq te Slaven aktivizohen edhe dy shqiptarë të tjerë si Bujar Pllana dhe ish sulmuesi i Rejnxhers Florian Kamberi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!