‘Perandori’ emërohet trajner i Panathinaikos

Panathinaikos njoftoi sot se ka shkarkuar trajnerin serb Ivan Jovanoviç ndërsa pak më parë në njoftimin e dytë zyrtar bën me dije se ka emëruar trajnerin e famshëm Fatih Terim.

Me nofkën “Perandori” (duke mishëruar madhështinë si trajner), Terim ishte së fundi te Gallatasaraji (skudra me të cilën ka fituar disa tituj dhe një Kupë UEFA) ndërsa më herët ka drejtuar 3 herë Kombëtaren e Turqisë, Fiorentinën, Milanin dhe shumë skuadra të ndryshme në nivel të lartë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!