Reali kap kreun në frymën e fundit, fiton edhe Majorka

Lukas Vaskez i jep tri pikë Realit të Madridit në shtesë duke i dhënë njerazi edhe kreun e La Liga-s.

Ndaj baskëve të Alaves, madrilenët fituan 0-1 por nuk e patën aspak të lehtë pasi skuadra e Ançelotit përpos mungesave të shumëta luajti pa Naçon që prej minutës së 54 kur mbrojtësi doli me të kuqe.

Barazimi i Xhironës në transfertë me Betis 1-1 ka bërë që skuadrat të barazohen në krye (45 pikë) por Reali kryeson duke patur goleverazh më të mirë (ka fituar edhe ndeshjen direkte). Ndërkohë po për javën e 18-të u luajtën edhe Majorka-Osasuna 3-2 dhe Kadiz- Sociedad 0-0./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!