Ndalet Barça, Sevilja shkarkon trajnerin Alonso

Sevilja shkarkoi trajnerin Diego Alonso menjëherë pasi humbi 3-0 në shtëpi me Getafen.

Java e 17 në La Liga solli rrëmujë totale. Në renditje dhe largime trajnerësh…

Kështu Barcelona u ndal nga Valencia me shifrat 1-1 duke humbur terren me kreun. Sevilja thyhet keq nga Getafe 0-3 në shtëpi duke i kushtuar vendin e punës trajnerit Diego Alonso për të cilin klubi andaluzian vendosi ta shkarkojë.

Bilbao dhe njëherë i tregoi Atletiko Madridit se në zonën baske ata janë të pathyeshëm. E mundi 2-0. Më herët Selta Vigo kaloi 1-0 Granadën e Uzunit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!