Modriç drejt Al Nasr, ‘kumbarë’ Ronaldo

Për mesfushorin fitues dhe të një ‘Topi të Artë’, Al Nasr ka gati 30 milionë euro në vit

Sipas “Todofichajes”, portal spanjoll i specializuar për transferime, mesfushori 38-vjeçar i Real Madrid, Luka Modriç ka arritur marrëveshje me klubin e tij të ardhshëm.

Kjo lëvizje pritet të ndodhë verën e ardhshme. Edhe pse është lakuar si destinacion i ri MLS në SHBA teksa në ‘derë’ dukej Inter Majemi, spanjollja shkruan se ai ka rënë dakord për gjithçka me Al Nasr në Arabinë Saudite. Aty ku aktivizohet ish shoku i skuadrës te Los Blancos, Kristiano Ronaldo si dhe kroati tjeter Marselo Brozoviç.

Ardhur nga Totenhem, Modriç është pjesë e Realit që nga viti 2012 duke fituar gjithë trofetë në qarkullim me klubin madrilen. Ai ka luajtur 508 ndeshje dhe shënuar 38 gola e dhënë 80 asiste. Parë pozicionin e tij të ri, me pak minuta në fushë, Luka shpesh ka shfqaur pakënaqësi duke dalë në mendimin se agjënët e tij, duhet të shohin pista të tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!