Vijareal vendos të kthejë mbrapsht lojtarin e Milanit

Duket befasuese. Mësohet se Vijarreal po punon në mënyrë aktive për kthimin e mbrojtësit italian Mateo Gabia te Milan para se ti mbarojë huazimi deri në qershor.

Vendimi duket se është marrë nga trajneri Marcelino, i cili nuk është i kënaqur me paraqitjen e italianit.

Pavarësisht se mori gati njëmbëdhjetë mundësi aktivizimi, Gabia nuk arriti të harmonizohet në skuadrën e ‘Nëndetëses së Verdhë’, duke dështuar të përmbushë pritshmëritë e vendosura.

Kjo situatë ka bërë që klubi spanjoll dhe Milani të fillojnë bisedimet për përfundimin e parakohshëm të huazimit të tij, të rënë dakord fillimisht deri në fund të sezonit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!