Superiorja nis javën në impiantet e… “ngrira”

Nis sot në verilindje dhe juglindje akti i parafundit kalendarik i Superiores numër 85-së. Të dielën klasikja Tirana-Vllaznia në “Selman Stërmasi”

Java e 17-të Abissnet Superiore nis sot nga Kukësi dhe mbyllet të dielën në Korçë. Të 5 takimet e ndara në dy ditë, vijnë në këto ditë të fundit të vitit kalendarik si sfida të veçanta pasi në letër, ato duken thuajse të balancuara. Po ti shtosh këtu he faktin se jemi fare pak ditë nga hapja e merkatos (sesioni i dimrit), angazhimi por dhe etja për pikë, i kthen këto duele në ‘finale’ për një ‘finale’ të vitit 2023.

Në ‘Kukës Arena’, dy skuadra me objektivë të njëjtë- fitoren. Vendasit e Nicës për t’i ikur shpejt fundit duke ‘shkelmuar’ njëherazi dhe krizën e javëve të fundit dhe nga ana tjetër të kuqtë për të ‘abandonuar@ 5 barazimet e javëve të fundit.

Ndërkohë pak orë më vonë në stadiumin “Niko Dovana” Dinamo do të presë Egnatian. Për blutë e kryeqytetit alternativa kryesore mbetet fitorja dhe kjo u konstataua dje nga fjalët e trajnerit Dritan Mehmeti teksa tha; “ne futemi në fushë për të bërë më të mirën”.

Në kahun tjetër Egnatia kryesuese e cila vjen pas atij barazimi dramatik pikërisht në “Niko Dovana” kur u ndal nga Teuta 2-2.

Sot:

Kukësi-Partizani 13:30

Dinamo Siti-Egnatia 17:00 (në Durrës)

Nesër 17 dhjetor 2023:

Tirana- Vllaznia 13:30 (Selman Stërmasi)

Erzeni- Teuta 13:30 (në Rrogozhinë)

Skënderbeu- Laçi 17:00 /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!