Partizani ndalet te barazimi dhe shtylla, Korabi thyen Bylis

Abissnet Superiore, Java 17:
Kukësi – Partizani 1-1 (Beshiraj 79’/ Mensah 80′)

Nga Sara Gjidiaj

Kukësi – Partizani ishte sfida hapëse e kësaj jave të 17-të Abissnet Superiore. Nuk ka fitues në këtë takim me gjithçka që u mbyll në barazim 1-1 dhe që u vendos nga 2 gola të shënuar brenda 1 minuti.

Nuk ka asgjë sa i takon fraksionit të parë me skuadrat që u treguan kryesisht të kujdesshme, ndryshe nga ajo që ndodhi në pjesën e dytë ku Kukësi e nisi më me vrull dhe më kërkues.

Vendasit duhej të prisnin shumë minuta për të mbërritur te goli i parë që erdhi nga këmbët e Beshirajt në të 79′-tën, ndërsa miqtë nuk pritën shumë gjatë për të rikthyer baraspeshën.

Shumë pak sekonda dhe goditja me kokë e Mensah vendosi shifrat sërish në barazim, rezultat ky që do të mbetej i tillë deri në fund edhe pas shumë rastesh të hedhura poshtë nga verilidnorët, por edhe pas penalltisë të shpërdoruar nga Murataj që shkaktoi pafund kontestime dhe jo pak incidente pas akordimit nga sistemi VAR.

Jo shumë ndryshime në renditje pas kësaj pike të ndarë mes dy skuadrave. Partizani mbetet i dyti me 32 pikë, ndërsa Kukësi shkon në kuotën e 18 pikëve duke lënë poshtë Laçin, Erzenin dhe Teutën.

Kategoria e Parë:

Luhet edhe në Kategorinë e Parë aty ku po zhvillohet xhiroja numër 16. Korabi, Luzi, Vora, Flamurtari dhe Burreli siguruan 3 pikët në takimet përkatëse. Ballshiotët vijojnë të qetë kryesimin, ndërsa Kastrioti po rrezikon jo pak në renditje.

Kategoria e Parë, Java 16:
Korabi – Bylis 2-1
Luzi 2008 – Kastrioti 3-1
Tomori – Vora 0-1
Flamurtari – Lushnja 3-0
Burreli – Apolonia 1-0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!