Bilardo sposton Tirana- Vllaznia në ‘Selman Stërmasi’

Klasikja e futbollit shqiptar Tirana-Vllaznia do të luhet ditën e dielë në orën 13:30 në stadiumin ‘Selman Stërmasi’.

Me kalendarin mbi tavolinë, u aludua se kjo supersfidë do mund të adresohej në ‘Arenën Kombëtare’ por nga sot sfida është çertefikuar për t’u zhvilluar në shtëpinë bardheblu; ‘Selman Stërmasi’.

Në fakt “Air Albania Stadium” është prenotuar nga FSHB (Federata Shqiptare e Bilardos) me turneun “Arena Snooker Cup 2023”. Pas eventit në Laç (17,18 dhe 19 nëntor 2023) do të zhvillohet ky aktivitet i rëndësishëm i Bilardos në datat 15 dhe 17 dhjetor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!