Bylis në provë të “acartë”, Flamurtari misioni me lagunarët

Foto e Vora-Flamurtari 3-1 (java 15). Paradoksi/ Imami shkakton faul taktik duke e prekur Prengën në këmbën e majtë, mjekimi i bëhët në ‘vithen’ e djathtë.

Në Kategorinë e Parë 12 skuadrat e këtij niveli sot të impenjuara me javën e 16-të të saj. Kryesfida do të zhvillohet në Peshkopi aty ku mes acarit siberik, Korabi vendas do të testohet me kryesuesit mallkastriotë të Bylis.

Luz të Vogël, skuadra e fundit në renditje Luzi 2008 përballet me krutanët e Ndreut në një duel karakteri. E njëjtë situata në Berat teksa Tomori i mbërthyer nga kriza e rezultateve do të takohet me Vorën pretendente.

“Liri Ballabani” duel force mes Burrelit dhe Apolonisë. Vendasit e kanë të ndaluar dështimin pasi do implikohej më tej situata në fundin e renditjes. Fierakët pasi dështuan javën e kaluar në shtëpi me AF Elbasanin, duan tri pikë rehabilitimi.

Sakaq në stadiumin “Flamurtari” skuadra e Resulit domosdoshmërisht për të marrë pikët maksimale ndaj Lushnjës. Një javë më parë vlonjatët u mundën nga Vora në një duel që u penalizuan nga gabimet e tyre por dhe nga një gabim i ndërkombëtarit Xhaja (nxori me të kuqe Imamin në fundin e pjesës së parë pas një faulli takik, aspak për karton të kuq). Sidoqoftë Gugash Magani ndoqi në Vorë atë takim dhe sot me Lushnjën pritet të shohë nga “kartat” fituese.

Mbyll javën AF Elbasani i Dedes. Verdheblutë kanë përballë fqinjët e Besës të cilët prej javësh enden në fund.

Java e 16-të:

13:30

Korabi- Bylis

Luzi 2008- Kastrioti

Tomori- Vora

Burreli- Apolonia

Flamurtari- Lushnja

AF Elbasani- Besa 17:00/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!