Egnatia kalon Dinamon, AF Elbasani konsolidon vendin e dytë

Dinamo Siti- Egnatia 1-2 (Zabërgja 67′ / Zejnullai 16′, Isgandarli 80′).

U luajt ndeshja e fundit e ditës së sotme për javën e 17-të Abissnet Superiore. Pas Kukësi- Partizani përfunduar 1-1, në mbrëmje në Durrës, Dinamo u përball me Egnatian kryesuse.

Që në fillim, kryesuesit e kampionatit shqiptar nga Rrogozhina, arritën të kalonin përpara me golin e Zejnullait në të 16′.

Në pjesën e dytë blutë barazuan pas një goli mjaft të bukur shënuar në të 67′ nga Zabërgja ndërsa në fund skuadra e teknikut Edlir Tetova rigjeti avantazhin teksa Iskandarli shënoi nga pozicioni ballor dhe festoi si Kristiano Ronaldo.

Pas kësaj ndeshje, Egnatia kryeson e vetme me 5 pikë diferencë nga vendi i dytë i Partizanit, ndërsa Dinamo mbetet përkohësisht i gjashti me 19 pikë.

Kategoria e Parë:

U luajt edhe dueli i fundit i javës së 16-të të Kategorisë së Parë mes Elbasanit dhe Besës ku vendasit triumfuan pastër në shifrat 2-0 dhe krijojnë shkëputje nga vendi i tretë në renditje. Sakaq, Besa mbetet në pozita jo të favorshme, e parafundit në renditje. /Sara Gjidiaj-Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!