Gjyqtari turk në spital (pamjet), e telefonon Erdogan

Babai i Halil Umut Melerit, Bülent Meler: “Ndjeva atë që ndjen një baba. Më ra zemra. Ndjeva dhimbjen e grushtit të hedhur ndaj djalit tim në zemër.”

Nga spitali mbërrijnë pamjet e para të Halil Umut Meler.. Arbitri është sulmuar dje gjatë ndeshjes mes MKE Ankaraguçu dhe Caykur Rizespor nga presidenti i skuadrës vendase.

Denoncuesi ka folur në telefon edhe me presidentin turk Erdogan: “Na pikëlloi rëndë duke parë dhe vëzhguar një gjë të tillë. Edhe unë si banor i Rizes u pikëllova. Na shqetësoi rëndë që diçka e tillë ndodhi në ndeshjen me Rizesporin”.

Ndërkaq, ndeshjet në Turqi janë shtyrë për një kohë të pacaktuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!