Dortmund kalon PSG, Fylkryg i jep shpresë

Gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve: Dortmund- PSG 1-0 (Fylkryg 36′)

Dortmund- PSG në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve prodhoi një gol të vetëm por dhe dy shtylla të miqëve.

Në ‘Iduna Park’ vendasit e Edin Terziç, i’a dolën të shënonin në të 36-‘ën një gol plot klas me sulmuesin kryesor Fylkryg.

Starti i pjesës së dytë evidentoi reagimin e frikshëm të parizienëve të cilët goditën shpejt dy herë shtyllën por pa mundur dot të kalonin vijën e portës vendase.

Kështu bileta e finales së 1 qershorit në Londër, do të vendoset në duelin e kthimit të martën e ardhëshme në Paris. Të mërkrën që vjen Real- Bajern në Bernabeu (2-2)/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!