Parma rikthehet në A, Komo emri i dytë…

Emiljanët rikthehen në Serie A. Me Parmën dikur luanin Bufon, Kanavaro, Zola, Krespo, Delvekio, Kasano, Asprila, Stoiçkov, Pipo Inzagi, Veron, Adriano…dhe Andi Lila.

Parma rikthehet në Serinë A. Me 21 fitore, 11 barazime dhe 4 humbje, kjo skuadër ka treguar vlerën dhe forcën e saj të madhe për të marrë një promovim të merituar në fushë.

Me dy javë nga fundi klubi emiljan ia doli falë barazimit të fundit në Bari (1-1) të festojë rikthimin në mesin e të mëdhenjve të futbollit.

Parma ka luajtur për herë të fundit në Serinë A në sezonin 2020 /21 teksa përfundoi në vendin e fundit në renditje. Sezoni 2021-2022 përfundoi në vendin e 12-të, ndërsa vitin e kaluar u ndal në gjysmëfinalen e playoff-it, duke humbur ndaj Kaljarit që më pas u promovua në Serie A.

Ndërkohë një hap larg rikthimit një tjetër emër i futbollit italian. Që nga kjo javë, Komo e vendit të dytë, mund të festojë nga Modena (luan në transfertë).

Formula e Serie B i jep mundësinë dhe 6 skuadrave të vendeve nga i 3-8 (play off 2, play off 1) për të prodhuar biletën e tretë të sezonit të ri në Serie A./Sportiim.al.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!