Meler lë spitalin, TFF: Kampionati nis më 19 dhjetor

Kampionati turk i futbollit, aktiviteti i të cilit u ndërpre pas sulmit brutal të hënën e kaluar ndaj arbitrit Halil Umut Meler në Ankaraguçu-Rizespor, do të rifillojë të martën e ardhshme, më 19 dhjetor. Kështu ka bërë të ditur presidenti i Federatës Turke të Futbollit, Mehmet Buyukekshi.

Ndërkohë sot arbitri ka dalë nga spitali ku ishte shtruar dhe ku është konstatuar një dëmtim në kokë që do ta detyrojë të pushojë, ndërsa tre persona janë identifikuar si ata që e kanë goditur vazhdimisht, mes tyre edhe presidenti i Ankaraguçu, Faruk Koca. Të arrestuaar.

Ndërkaq presidenti i Federatës turke në një prononcim tha:

Halil Umut Meler nuk është vetëm një arbitër për ne, ai është një arbitër me të cilin jemi krenarë në nivel ndërkombëtar. Ai është një familjar i mirë dhe një person i mirë. Asgjë për të cilën flasim sot nuk thotë më shumë sesa fotografia e arbitrit tonë që tërhiqet zvarrë në tokë me të dyja duart në kokë, ndërsa goditet brutalisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!