E bujshme, Kukësi drejt shitjes te pronarët e Astana-s

Klubi i Kukësit e nisi me probleme sezonin por tani me Nicën në timon ka marrë pikë të vyera duke u ‘shkulur’ nga zona e fundit.

Megjithatë një lajm fantastik vjen nga klubi verilidor i cili pritet të ketë pronar të rinj.

Drejtori sportiv Naim Halili i tha ‘Sportiim.al’ se pronarët e klubit Astana kanë shfaqur interes për të blerë 100% të aksionëve të Kukësit.

Madje Halili shkon më tej kur shton se palët janë takuar dhe kanë ratifikuar pikat e para të marrëveshjes.

“Kukësi shpejt do të kalojë në pronësi të atyre që drejtojnë Astanën në Kazakistan. Po punohet me detajet pasi ata kanë qënë te klubi ynë dhe janë mjaft seriozë në këtë nismë.”- tha Halili.

Ndërkohë duket se pala blerëse ka afruar 2.5 milion euro. Për t’u parë hapat e ardhëshëm./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!