Tirana përmbys Kukësin, Dinamo gdhin e 4-ta

Abissnet Superiore , java e 13-të:

Tirana- Kukësi 3-2 (Deliu 14′, Përgjoni 87′, Kaina 90’/Beshiraj 53′, Momoh 79′)

Dinamo-Erzeni 1-0 (Hoxha 74′)

Tirana në versionin “Tironë” kthehet me arsenal të plotë në sfidën me Kukësin teksa falë një supergoli të Ardit Deliut kaloi përpara kur luhej e 14′-ta. Aksioni model i Dokës nga krahu i djathtë e më pas goditja fluturimëthi e kavajasit, mjaftuan që topi të kalonte vijën e portës së portierit Tafas.

Me fillimin e pjesës së dytë, Salami fut një top në zonë teksa Beshiraj godet tokazi për 1-1. Më pas zgjohet Tirana… Te Kukësi merr kartonin e dytë të verdhë Duka duke lënë skuadrën në inferioritet numerik.

Por teksa të gjithë prisnin golin bardheblu, vjen ndëshkimi i verilindorëve të Stavri Nicës. Një aksion i nisur nga Salami, galopimi i tij dhe pasimi i zgjuar për Momoh, i jep këtij të fundit mundësinë për të shënuar golin e dytë për miqtë.

Tirana nuk dorëzohet teksa Ahmataj hedh në fushë pas Abazajit e Latifit edhe Lushkjen dhe Patrik Robson i cili kthehet në fushë pas një pauze të gjatë. Gjithësesi Tirana vonon por në fund Përgjoni me kokë tre minuta nga fundi përligj balancën momentale. Nuk ka ndalesë pasi në të 90′ Kaina shtyn një top te shtylla e “dytë” për fitoren dramatike të Tiranës.

Ndërkohë më herët Dinamo Siti kaloi 1-0 Erzenin në sfidën e luajtur në “Niko Dovana”.

Bluve iu mjaftoi një gol i shënuar nga Rustem Hoxha për ti dhënë 3 pikë skuadrës së Mehmetit e cila tani është ngjitur në vend të 4 me 15 pikë. Aq sa dhe Laçi i cili luan nesër në Shkodër me Vllazninë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!