Osmani e thotë: Rrugëtimi me Tiranën mbyllet këtu

U përfol që do ndahej me Tiranën njëherazi me Shehin por vetëm sot diçka e tillë ngjau me drejtorin sportiv të Tiranës Tefik Osmani.

Njoftimin për këtë divorc e ka bërë publik vetë korçari në një postim në rrejte sociale:

“Rrugëtimit tim të mrekullueshëm me KF Tiranën i erdhi fundi. Është ekipi që më dha shumë emocione, sfida dhe mdihem krenar që isha pjesë e këtij klubi të madh. Falenderoj familjen Halili, stafin, lojtarët e mrekullueshëm gjatë 3 viteve ku ndamë gëzime dhe lot. Tifozët e mrekullueshëm që mbështesin ekipin e tyre në çdo rast. Jam krenar që m’u dha mundësia të shkruam me modesti emrin tim në këtë klub të madh”, shkruan Tefik Osmani. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!