Humbja e dytë për Zekiç, Osijek mundet në shtëpi

Zoran Zekiç pëson humbjen e dytë radhazi me Osijek (Osijek- Hajduk 0-1) në kampionatin elitar të Kroacisë. Ish trajneri i Partizanit iu bashkua skuadrës ballkanase gjatë tetorit dhe në media u raportua se ai u shit nga Partizani për 100 milion lek duke bashkëngjitur edhe opsionin e çështjeve familjare.

Ndërkohë nëse pasuesi i tij te të kuqtë, drejtori sportiv Arbër Abilaliaj po thyen çdo rekord me sukseset te kampionët e Shqipërisë, kjo gjë nuk mund të thuhet për trajnerin 49 vjeçar nga Kroacia.

Për më tepër që pas kësaj humbje shtëpiake me kryesusesit e Hajduk Split, skuadra ka përfunduar në vend të 5-të me 21 pikë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!