Tuci shtang Osijek të Zekiç, vjen goli i 6-të sezonal

Sërish Indrit Tuci. Sulmuesi i Lokomotiva Zagreb pasi i ka shënuar Dinamo Zagreb, Rijekës, Goricës, Istrës, dhe Rudesh sot i realizon edhe skuadrës së Zoran Zekiç, Osijek.

Në këtë takim të javës së 15-të të HNL, Osijek- Lokomotiva Zagreb me golin e laçianit realizuar në min e 10-të pjesës së parë u mbyll 1-1.

Përveç Tucit, në fushë për skuadrën nga Zagrebi janë dhe Mersinaj e Smakaj. Kjo ishte pika e parë për Osijek pas tre ndeshjeve radhazi teksa dy të shkuarat, skuadra e Zekiç i mbylli me humbje./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!