Pesë gola në shtatë ndeshje, Tuci magjeps në HNL

Jon Mersinaj 100 ndeshje me kroatët e Lokomotivës.

Lokomotiva Zagreb e njohur si ‘vatër’ me futbollistë shqiptarë, ndaloi sot kryesuesit e Rijekës (java e 13) në kampionatin kroat të futbollit në shifrat 1-1.

Protagonist absolut i Lokomotivës ishte sulmuesi Indrit Tuci me laçianin që realizoi një kryevepër kur luhej e 27-ta. Reagimi i miqëve ishte i shpejtë teksa barazuan 1-1 në të 43′ me Toni Fruk.

E dyta nuk prodhoi gola me dy shqipatrët Tuci dhe Mersinaj të nisën e mbyllën 90′ lojë. Në stol qëndroi edhe Ftai ndërsa pjesë e skuadrës figurojnë edhe Dragaj e Smakaj.

Ndërkohë para ndeshjes, klubi nga Zagrebi zhvilloi një ceremoni sinjifikative me ‘njohjen’ e 100 ndeshjeve të Jon Mersinajt dhe Mateo Mariç me Lokomotivën.

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!