Nis Erzeni-Egnatia, java e 12-të në tri ditë

Shijakasit luajtën të mërkurën ndaj Vllaznisë. Me dy ditë në dispozicion për t’u përgatitur përballen me kryesuesit në ‘neutro’.

Java e 12-të Abissnet Superiore nis këtë të shtunë me duelin Erzeni-Egnatia. Ky derbi rajonal është caktuar të zhvillohet në orën 17:00 në “Arenën e Demave” në Tiranë duke figuruar e vetmja sfidë e kësaj dite.

Shijakasit të gjëndur pritës në kryeqytet, vijnë në këtë takim pasi luajtën të mërkurën në “Loro Boriçi” ndaj Vllaznisë vendase duke marrë një pikë (1-1) të vyer për ecurinë në kampionat.

Megjithatë skuadra e Alfred Deliallisit mban vendin e tetë me 13 pikë, 10-të më pak se Egnatia e cila së bashku me Partizanin, kryeson kampionatin.

Te rrogozhinasit, atmosfera mbetet entuziaste. Ndonëse Albano Aleksi do të jetë mungesë (kartonë) e rëndësishme apo dhe Fernanado i cili ka një dëmtim të lehtë, skuadra e Edlir Tetovës është gati për një tjetër duel të fortë.

Java e 12-të Abissnet Superiore:

Të shtunën:

Erzeni- Egnatia 17:00 (Tiranë)

Të dielën:

Kukësi- Dinamo 13:30

Teuta- Laçi 17;00

Skënderbeu- Tirana 17:00

Të hënën:

Partizani- Vllaznia 18:00)/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!