Zgjohet Tirana, Vllaznia ‘shtyn’ festën e Osmanit, java e 12-të, programi…

Me Vllaznia- Erzeni 1-1 u mbyll java e 11-të e Superiores e cila konfiguroi edhe renditjen e re të skuadrave në garë.
Vijon të kryesojë Egnatia me 23 pikë po aq sa dhe Partizani. Në vend të tretë ngjitet Tirana e cila sot fitoi pastër në 14:00 ndaj Teutës në “Selman Stërmasi” falë dy golave të Florent Hasanit. Spostohet në vend të katërt Laçi i cili u mund po sot në Laç (në shtesë Gj. Taipi 90+4) nga Partizani duke i dërguar në tre ndeshjet pa fitore.
Skuadrat e tjera ruajtën thuajse të njëjtin pozicion me Dinamon që sheh të bashkohet me grupin e ekipëve të tjerë duke qënë vetëm 3 pikë nga vendi i katërt (Laçi).
Ndërkaq akti i 12-të nis të shtunën. Në “Arenën e Demave”, Erzeni do të presë Egnatian në derbin rajonal. E diela vjen me tre ndeshje ndërsa fillimisht Kukësin do përballet me Dinamon dhe pak më vonë sfidat teuta- laçi dhe Skënderbeu- Tirana.
E hëna me superduelin Partizani- Vllaznia.
Programi i javës së 12-të:
4 nëntor (E shtunë)
Erzeni- Egnatia 17:00 (Kompleksi Partizani)
5 nëntor: (E diel)
Kukësi- Dinamo Siti 14:00
Teuta- Laçi 17:00
Skënderbeu- Tirana 17:00
6 nëntor:
Partizani- Vllaznia 18:00 (E hënë)
Renditja pas javës së 11-të: (Partizani- Teuta një ndeshje më pak) /Sportiim.al/
