Vëzhgimi/ Teuta- Laçi, asnjë futbollist nga lista e 2017-ës
Nga Isuf Myrtaj
Abissnet Superiore do të nisë sot me Erzeni- Egnatia (17:00) në “Arenën e Demave”) java e 12 e saj. Për të ecur nesër me tre duele të tjera. mes tyre dhe sfida Teuta- Laçi e programuar për në 17:00 në “Niko Dovana”.
Por ajo që habit (në fakt trondit) lidhet me faktin që nga një duel i luajtur fiks 6 vite më parë (1-1, Dediç/Nikaj; 4 nëntor 2017) në Durrës mes këtyre dy skuadrave nuk figuron asnjë futbollist apo trajner në organikat përkatëse.
I vetmi atë nëntor në fushë ishte Harallamb Qaqi i cili aso kohe ishte mbrojtës i Laçit të Gentian Mezanit. Sot te Teuta…
Të gjithë të “zhdukur” me thujase të gjithë në aktivitet sportiv edhe sot.
Futbollistë si: Esin Hakaj, Niaz Lena, Ardit Hila, Silvester Shkalla, Elhan Kastrati (Teuta) apo Gentian Selmani, Myrto Uzuni, Redon Xhixha, Sherif Kallaku, Abdurraham Fangaj (Laçi), të gjithë larg Teutës e Laçit.
Të vetmit që rezitojnë janë dy presidentët Edmond Hasanbelliu (24 vite) dhe Pashk Laska (18 vite). Dy më jetëgjatët si presidentë të klubeve shqiptare.
Më poshtë protokolli zyrtar i ndeshjes Teuta- Laçi 4 nëntor 2017: