Nis faza e dytë, dy sfida të balancuara në Kukës dhe Tiranë

Nis sot faza e dytë Abissnet Superiore e sezonit futbollistik 2023/2024. Për javën e 10-të të edicionit të 85-të të futbollit, sot dy takimet Kukësi-Vllaznia dhe Erzeni-Laçi.

Do të luhen në 14:00 dhe 17:00 me sfidën veriore Kukësi- Vllaznia në “Kukës Arena” dhe pak më vonë në “Arenën e Demave” Erzeni do të presë Laçin.

Kukësi- Vllaznia 14:00 (Kukës)

Te të dyja sfidat rivalitieti është ai që mbizotëron. Paçka se Vllaznia dhe Laçi kuotohen disi më të favorizuar. Në Kukës, Stavri Nica ka bërë që verilindorët të dalin nga situata e nderë e startit dhe tani premtojnë garë ndaj çdo rivali. Dhjetë pikë për Kukësin i cili sot do duhet të bëjë pa Rashitin Momoh (për t’u konfirmuar gjëndja e tyre) por dhe pa numrin 10-të Hasaj. Në pikëpyetje dhe Mbarak. Ndeshja e fazës së parë Vllaznia- Kukësi 3-1.

Te Vllaznia, skuadra e pivuar përgjatë gjithë fazës së parë nga dëmtime apo penalizime, rikthehen portieri Qarri, dhe të skualifikuarit Krymi e Smajli. Mungon Boshnjaku por dhe Esin Hakaj i cili pas dëmtimit që mori në Laç (19 shtator), ende nuk po rekuperohet.

Erzeni- Laçi 17:00 (Tiranë)

Do të luhet pa tifozë pasi shijakasit pritës në “Arenën e Demave” janë dënaur nga Disiplina. Skuadës së Deliallisit përpos këtij fakti do t’i mungojnë dy nga pikat kryesore si kroati i mesfushës Kahrimanoviç dhe anësori Agim Zeka (të dy për kartonë). Osmanllari një tjetër mungesë e tyre për shkak dëmtimi.

Nga ana tjetër bardhezinjtë e Josës vijnë në këtë transfertë të dytë radhazi me pretendime serioze. Kurbinasit janë të plotë dhe pas humbjes në Kukës me vendasit javën e kaluar, vendi i tretë në tabelë tani kërcënohet seriozisht. Ndeshja e fazës së parë Laçi-Erzeni 3-3.

Ndërkohë nesër tre ndeshjet e tjera.

Sot, java e 10-të Abissnet Superiore:

Kukësi- Vllaznia 14:00

Erzeni- Laçi 17:00 (në “Arena e Demave”)

Të shtunën:

Tirana-Dinamo City 14:00

Teuta- Partizani (në “Arena e Demave” 17:00

Skënderbeu- Egnatia 17:00/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!