Kukësi heroik, thyen Vllazninë

Java e 10: Kukësi -Vllaznia 1-0 (Rashiti 85′)

Kukësi dhe Vllaznia në ndeshjen e parë të fazës së dytë Abissnet Superiore.

Pjesa e parë u shoqërua me lojë në nivel mesatar ndërsa në minutun e 44′ skuadra e Nicës mbeti me 10 futbollistë pas kartonit të kuq të Reçit. Futbollisti me numër 5-të bëri një ndërhyrje fatale në këmbët e East Malës me VAR që i dha mundësinë arbitrit Florian Lata të jepte vendimin ekstrem të lojtarit vendas.

Në minutat shtesë të kësaj pjese dy mundësi të mira për shkodranët por pa mundur të kalonin portierin Tafas.

Në të dytën me kohë efektive të limituar, vemdasit ia dalin me një gol të sulmuesit Rashiti teksa loja po i drejtohej fundit.

Formacionet startuese:

Kukësi: Tafas, Duka, Lala, Zhongo, Reçi, Basha, Fejzaj, Da Mota, Salami, Rivas, La Torre. Tr: Stavri Nica

Vllaznia: Qarri, Beci, Juriç, Stojanoviç, Smajli, Alivoda, Krymi, Çeshmedijev, Mala, Gruda, Balaj. Tr: Migen Memelli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!