Superiorja hap kapitullin e dytë sezonal, java e dhjetë të premten

U ul sipari i fazës së parë në Abissnet Superiore, edicioni i 85-të i futbollit elitar. Me një duel të javës së parë (Partizani-Teuta) për t’u zhvilluar, 10 skuadrat pjesëmarrëse morën rendimentin e konvertuar në pikë duke sjellë të klasifikuar Egnatian e Rrogozhinës në vend të parë me 19 pikë.

Kësisoji, hiq Egnatian dhe Partizanin, të tjerat; Laçi, Tirana, Vllaznia e deri te Dinamo, u shfaqen me shumë oshilacione duke mbetur 6 deri në 7 pikë larg kreut…

Sidoqoftë ajo që konstatohet lidhet me klubet e mëdha Tirana dhe Dinamo. Gjëndjen e tyre, e larg pritshmërive. Me bardheblutë që po kalojnë vështirësi të shumta, e blutë që mbetën në fund, duke mos evituar as krizën e stolit drejtues. Kjo javë, i përball në ‘Selman Stërmasi’.

Laçi u shfaq me hope sikundër dhe Vllaznia me kuqeblutë të kushtëzuar shpesh nga dëmtime të shumta.

Skënderbeu, Erzeni, Teuta dhe Kukësi në pritshmëri.

Ndërkaq nuk ka kohë për pauzë. Java e parë e fazës së dytë ose e 10-ta nis të premten (dy ndeshje) dhe mbyllet të shtunën me tre takime.

Kalendari i javës së 10-të Abissnet Superiore:

E premte 27 tetor 2023

Kukësi-Vllaznia 14:00

Erzeni-Laçi 17:00 (në “Arena e Demave”) 

E shtunë:  

Tirana-Dinamo 14:00

Teuta-Partizani 17:00 (në “Arena e Demave”) 

Skënderbeu-Egnatia 17:00 /Sportiim.al/

Klasifikimi i fazës së parë (pas nëntë javësh; Partizani-Teuta për t’u zhvilluar)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!