Luhet kreu, Tirana pret Egnatian në mesditë…

Tirana e derbit për t’u lënë pas (humbi 1-0 me Partizanin), sot, radha e sfidës tjetër delikate me Egnatian në ‘Selman Stërmasi’.

Do të luhet në orën 14:00 me bardheblutë që për javën e 9-të Abissnet Superiore kompletojnë dhe numrin e plotë të sfidave të një faze të parë gjithë zhvillime.

Së fundi te Tirana teksa kërkohet rikthimi te tri pikët, ka patur një hendek mes mesfushorit Ardit Hila dhe stafit teknik. Me elbasanasin që doli i pakënaqur nga sfida me Partizanin dhe deri pak orë para ndeshjes me rrogozhinasit, nuk është parë gjëkundi…

Në aspektin e kontigjentit, mungojnë Hoxhallari (kartonë) dhe Doka me probleme në këmbë por jashtë duket edhe Patrik Robson që edhe pse ka ditë që ka nisur seancat, mbetet larg përfshirjes në lojë.

Ndërkaq, rivali i sotëm Egnatia vjen në ‘top formë’. Trajneri Tetova ndoqi derbin e katër ditëve më parë (e prapambetur) duke mbajtur shënime për Tiranën. Fitorja e fundit ndaj Dinamos 3-0 si dhe kontigjenti i plotë (në dispozicion edhe Duamena), rrit kredencialet e skuadrës kryesuse të tentojë pikë sot në kryeqytet./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!