Di Biaxho jep dorëheqjen nga Dinamo Siti

Humbi me Dinamon e tij disa ndeshje duke mos arritur t’i japë shkëlqim bluve të kryeqytetit ndërsa dështimi i sotëm me Teutën 2-3 e ka detyruar italianin të deklarojë drejtpërsëdrejti në MCN Tv largimin e tij.

Një gjest mjaft profesional, njerëzor dhe i sinqertë i ish trajnerit të U21 të Italisë pas këtij angazhimi me klubin e Dinamos.

Në fjalët e tij të fundit si trajner i bluve, pati vetëm falenderime për klubin futbollistët dhe vetë ambientin shqiptar.

“Le të themi që u tërhoqëm dhe të kontrollonim topin për të shënuar golin e tretë. Por ndeshja nuk kishte mbaruar. Ndoshta menduam se mbaroi përpara kohe. Kam shumë besim te këta djem. Gjatë gjithë jetës sime kam qenë i ndershëm, korrekt dhe i sinqertë. Për këtë arsye, unë sot do të jap dorëheqjen. Në respekt të një klubi të madh siç është Dinamo.

Ndoshta nuk kam arritur t’i përcjell lojtarëve gjithçka që di. Jam këtu për të falenderuar klubin për mundësinë që më kanë dhënë, ata po bëjnë një punë shumë të mirë. Duke qenë se kam qenë gjithnjë i sinqertë dhe i ndershëm, do të heq dorë nga kontrata ime prej dy vitesh, sepse nuk dua të jem barrë për këtë klub.

Në jetën e një njeriu respekti dhe ndershmëria në situata të tilla vlejnë më shumë se një fitore. Këtu në Shqipëri jam ndjerë shumë mirë dhe ju falenderoj. Kam ca leksione që im atë më ka dhënë dhe unë i ndjek gjithmonë në jetë. Prandaj jam i emocionuar. I falenderoj shumë shqiptarët”./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!