Skënderbeu- Vllaznia hap javën e 9-të…

  • Tekniku i korçarëve Gvozdenoviç në konferencë shtypi: Vlerësim maksimal për Vllazninë, kërkohet përqëndrim.

Derbi Partizani- Tirana (2-1) luajtur të enjten e 19 tetorit (e prapambetur, java e 6-të) i’a lë vendin xhiros së 9-të Abissnet Superiore e cila do të nisë të shtunën (21 tetor) me sfidën Skënderbeu- Vllaznia në program për t’u luajtur në stadiumin ‘Skënderbeu’ me fillim orën17:00.

Trajneri i bardhekuqëve tha sot në konferencë shtypi se Skënderbeu do të futet në fushë me vlerësim maksimal për Vllazninë dhe se pret karkimin maksimal të të tijëve. Grupi i plotë. Skënderbeut i janë bashkuar Pecani dhe Nikaj të impenjuar me U21 të Alban Bushit.

Java vijon me ndeshjet e ditës së diel (22 tetor) teksa në radhë përballjet Kukësi Laçi me start orën 14:00 dhe Dinamo- Teuta në orën 17:00 në ‘Elbasan Arena’.

Të hënën zhvillohen dy ndeshjet Tirana- Egnatia (14:00) dhe Erzeni- Partizani 17:00 e programuar të luhet me shijakasit pritës në Tufinë në “Arenën e Demave”.

Kampionati pas javës së 8-të kryesohet nga Egnatia me 16 pikë, ndjek Partizani me 14-të pikë (një ndeshje për të luajtur me Teutën) dhe Laçi e Tirana me nga 13 të tilla.

Ndeshjet:

E shtunë 21 tetor:

Skënderbeu- Vllaznia 17:00

E diel 22 tetor:

Kukësi- Laçi 14:00

Dinamo City-Teuta (në Elbasan) 17:00

E hënë 23 tetor:

Tirana- Egnatia 14:00

Erzeni- Partizani (“Arena e Demave” në Tiranë) 17:00/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!